UBT News

Kryediplomati i ri i Kinës do të vizitojë Rusinë ndërsa tensionet me SHBA-në po rriten

Kryediplomati kinez do ta vizitojë Rusinë këtë muaj, njoftoi Ministria e Jashtme. Kjo është vizita e parë nga një zyrtar kinez në atë pozitë që nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Moska.

Wang Yi, i cili u emërua këshilltar kryesor i politikës së jashtme të liderit kinez Xi Jinping muajin e kaluar, do të vizitojë Rusinë gjatë një turneu ndërkombëtar tetëditor që fillon të martën. Në kuadër të këtij turneu ai do të vizitojë Francën, Italinë, Hungarinë si dhe do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih gjatë javës së ardhshme. Aty do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken.

Pjesëmarrja e Wang në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në të cilën pritet të marrë pjesë Blinken, mund të ofrojë një shans që të dy të takohen personalisht për herë të parë qëkur u ndezën sërish tensionet SHBA-Kinë, pasi një tullumbace e dyshuar kineze e mbikëqyrjes hyri në hapësirën ajrore amerikane në fund të muajit të kaluar./UBTNews/

Exit mobile version