Rusia po “humb terren në komunitetin ndërkombëtar” pasi sulmet e Moskës ndaj furnizimeve me drithëra ukrainase po ndikojnë në vendet që janë larg konfliktit, deklaroi të enjten kryediplomati i Bashkimit Evropian.
Duke folur në një konferencë për media në Bruksel pas takimit të Ministrave të Jashtëm, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se samiti Rusi-Afrikë i mbajtur gjatë muajit korrik ishte “dështim diplomatik” për Moskën.
“Takimi mes liderëve rusë dhe afrikanë ishte tërësisht dështim diplomatik dhe mendoj se Rusia po humb terren në komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi Borrell.
Çmimet globale të ushqimeve u rritën pasiqë Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit e Detit të Zi duke mundësuar kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë drithëra nga portet ukrainase në muajin korrik./UBTNews/