UBT News

Kryediplomati i BE-së shpreh kundërshtimin për ndalimin e vizave turistike për rusët

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian doli të hënën në kundërshtim me ndalimin e plotë të vizave turistike ruse nga BE.

Ndalimi i të gjithë rusëve nga hyrja në BE për çfarëdo arsye nuk është një ide e mirë. Ne duhet të jemi më selektiv“, tha Josep Borrell gjatë një diskutimi mbi gjeopolitikën në Universitetin Ndërkombëtar Menendez Pelayo në Madrid, Spanjë.

Ai pranoi se BE-ja ka qenë shumë lejuese me “oligarkët” në të kaluarën, veçanërisht duke u dhënë atyre “pasaporta të arta” ose viza në këmbim të investimeve.

Ne duhet të ndalojmë bashkëpunëtorët me regjimin e Putinit në BE. Por ka shumë rusë që duan të largohen nga vendi i tyre sepse nuk duan të jetojnë në Rusinë e Putinit“, argumentoi ai.

Borrell, një ish-ministër i jashtëm spanjoll, vlerësoi se rreth 300,000 rusë kanë emigruar tashmë për shkak të luftës në Ukrainë.

Borrell shtoi se ndalimi i vizave turistike është shumë përçarës dhe kritikoi liderët e BE-së që e sollën atë për debat publik përpara se ta diskutonin me dyer të mbyllura.

Në javët e fundit, zyrtarë nga vende si Estonia, Finlanda, Letonia, Danimarka, Norvegjia, Polonia dhe Lituania (më kufijtë me Rusinë) kanë dalë në mbështetje të idesë së një ndalimi të vizave turistike në mbarë BE-në për të gjithë rusët.

Estonia tashmë ka ndaluar lëshimin e vizave Shengen për rusët

Ndërkohë, Gjermania dhe vende të tjera, përfshirë Greqinë, kanë thënë se janë kundër masës, e cila mbështetet edhe nga Kievi.

Ministrat e jashtëm të BE pritet të diskutojnë ndalimin e vizave turistike në një takim në Pragë në fund të gushtit. /UBTNews/

Exit mobile version