Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Kosovën.
Gjatë kësaj vizite kryediplomati grek fillimisht do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Pas takimit Gërvalla dhe Dendias do të mbajnë konferencë për media.
Kryediplomati grek do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kujtojmë që Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 09 tetor të 2020-tës, kur në krye të Qeverisë ishte, Avdullah Hoti dhe ushtruese e detyrës së presidentes ishte Vjosa Osmani.
Dendias me të arritur në Kosovë pati deklaruar para mediave se çështja e njohës së Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.
Agjenda e Nios Dendias gjatë vizitës në Kosovë:
Ministri grek, Nikos Dendias pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 10:00)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla zhvillon takim me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Më pas të dy mbajnë konferencë për medie në ora 11:10. (Objekti i MPJD-së, ora 10:30)
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim diplomatin grek, Nikos Dendias. (Presidenca e Kosovës, ora 11:40)
Kryeparlamentari Glauk Konjufca pret në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:20)
Kryeministri Albin Kurti takohet me diplomatin grek, Nikos Dendias. (Qeveria e Kosovës, ora 12:50)