Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, do të vizitojë Kosovën nesër (e martë) pasdite përpara se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën. Wadephul, viziton gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, udhëtimi i tij ka nis dje në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të vazhdojë përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë në Kosovë të martën pasdite përpara se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën.
“Në Kosovë ai do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me ushtarë gjermanë të KFOR-it. Ky udhëtim është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj së cilës ne mbetemi të përkushtuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës./KP
