Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg ka arritur në Kosovë, me ç’rast ka zhvilluar takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi, pritet që me fillim nga ora 12:00, kryediplomati austriak do të mbajë konferencë për media bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Përpos kësaj, ministri Schallnberg do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën.