Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko tha se beteja të reja kanë shpërthyer në fabrikën Azovstal, ku qindra civilë janë ende të bllokuar brenda së bashku me mbrojtësit e fundit ukrainas në qytet.
“Djemtë tanë trima po e mbrojnë këtë fortesë, por është shumë e vështirë, sepse artileria e rëndë dhe tanket qëllojnë, aviacioni po punon, anijet janë afruar dhe po qëllojnë gjithashtu”, tha Boichenko.
Duke folur në televizionin ukrainas, Boichenko tha se kishte 30 fëmijë të bllokuar në fabrikë që ende prisnin të shpëtoheshin.
“Duhet të kuptojmë se njerëzit janë ende duke vdekur. Për fat të keq, aviacioni armik dhe artileria po punon dhe qëllon vazhdimisht” tha ai. Dy vajza të reja u vranë në Azovstal në fillim të kësaj jave, shtoi ai.
Ai tha gjithashtu se kontakti me mbrojtësit ukrainas kishte humbur.
“Fatkeqësisht sot nuk ka lidhje me djemtë, nuk ka asnjë lidhje për të kuptuar se çfarë po ndodh, nëse janë të sigurt apo jo. Dje ka pasur lidhje me ta, sot jo më”./UBTNews/