Kryeqyteti ukrainas, Kievi, po përgatitet për skenarët më të keq në rast të sulmeve të mëtejshme ruse në infrastrukturën ukrainase, të cilat potencialisht mund ta lënë qytetin pa energji elektrike ose ujë, sipas kryebashkiakut të tij, Vitali Klitschko.
“Armiqtë tanë po bëjnë gjithçka për ta mbajtur qytetin pa ngrohje, rrymë dhe ujë, dhe në përgjithësi duan që ne të gjithë të vdesim. Kjo është detyra e tyre. Dhe sa mirë do të rezistojmë varet nga sa mirë jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm… prandaj duhet të jemi të përgatitur”, tha Klitschko të dielën.
“Kjo nuk është një luftë, ky është terrorizëm, ky është gjenocid”, tha kryebashkiaku në lidhje me sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike.
Kryebashkiaku i qytetit inkurajoi disa banorë që të mendojnë të qëndrojnë me familjen dhe miqtë jashtë Kievit nëse qyteti mbetet pa energji elektrike ose ujë.
“Nëse keni një familje të gjerë – kjo është për nëse e konsiderojmë rastin më të keq, nëse kemi mbetur pa energji elektrike dhe ujë – ose miq jashtë Kievit, ku ka furnizim autonom me ujë, furra, ngrohje, ju lutemi mbani parasysh mundësinë e qëndrimit atje për një kohë të caktuar”, tha kryebashkiaku./UBTNews/