Kryetari i bashkisë së Kievit ka thënë se situata me sistemin energjetik “mbetet e vështirë”.
Në një postim në Telegram të dielën, Vitali Klitschko tha se “situata në sistemin energjetik mbetet e vështirë. Prandaj, siç theksojnë ekspertët e energjisë, mund të ketë disa devijime nga orari për balancimin e sistemit energjetik”, dhe apeloi që të kursehet edhe më tutje energjia elektrike.
Që nga fillimi i tetorit, Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë dhe mungesë të ujit për miliona njerëz në të gjithë vendin.
Autoritetet ukrainase u kanë kërkuar banorëve të kursejnë energjinë, pasi përballen me mbyllje emergjente dhe ndërprerje të planifikuara./UBTNews/