Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” për periudhën janar-prill 2021 ka dërguar mbi 1500 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit privatë, kryesisht sektorin e bizneseve, me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore.
Në një njoftim për media thuhet se KRU “Prishtina” ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privatë, e cila vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro.
KRU “Prishtina” ka ftuar konsumatorët të paguajnë borxhet ndaj kompanisë, në mënyrë që t’i shmangen dërgimit te përmbaruesit privatë, e cila njëherësh do të vështirësonte përmbushjen e obligimeve të tyre duke paguar taksa shtesë./UBTNews