UBT News

​KRU Prishtina me paralajmërim për keqpërdoruesit e ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se keqpërdorimi i ujit është duke u bërë në forma të ndryshme dhe se po rëndohet dukshëm furnizimi me ujë të pijes.

“Keqpërdorimi i ujit që po ndodh në forma të ndryshme, siç është ujitja e kopshteve, arave, bahçeve, larja e automjeteve etj., e njëkohësisht edhe kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, po e rëndojnë dukshëm furnizimin me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Për këto arsye, KRU Prishtina ka paralajmëruar se do të merren masa për çdo person fizik apo juridik që keqpërdor ujin.

“Çdo person fizik ose juridik që në mënyrë të paautorizuar merr, përdor, devijon, shfrytëzon ose përfiton nga lidhjet ose rilidhjet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, pa lejen ose autorizimin e ofruesit të shërbimeve, do të shkyçet nga rrjeti dhe do të procedohet rasti për në gjykatë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 314(dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vite)”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version