Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u kërkon konsumatorëve të përmbushin obligimin, pagesën e faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.
Masat lehtësuese që ka ndërmarrë menaxhmenti i kompanisë ( që nga 7 tetor 2020) për të ju shmangur procedurave përmbarimore e që përfshijnë sektorin e amvisërisë dhe bizneseve, po vazhdon edhe më tej.
“Paguani 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje deri në 3 vjet. Në të njejtën kohë, KRU”Prishtina” falënderon konsumatorët e rregullt dhe ata të cilët janë duke e shfrytëzuar këtë kriter lehtësimi. Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU ”Prishtina” është mbi 45 milionë euro”, njofton KRU “Prishtina”./UBTNews