“Furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotit te rruga “B” në Prishtinë, dy autobote”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina”, ka vendosur autobot edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, te shkolla” Ismail Qemajli” dhe në rrugën “Muharrem Fejza”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje të enjten e kaluar qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.
IKSHPK ka bërë të ditur se ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë dhe se mos përdorimi i ujit për pije dhe përgatitje të ushqimit do të vlejë deri në njoftimin e radhës.