KRU “Gjakova” njofton konsumtatorët se uji është jo i pijshëm, për shkak të ndotjes nga reshjet e mëdha të shiut.
“KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se si pasojë e reshjeve ekstreme në tërë territorin furnizues me ujë të pijshëm, ujërat e burimeve të menaxhuara nga kompania jonë ku bëjnë pjesë; Gërqina ,Damjani, Opterusha, Hoça e Madhe, Senoci dhe Drenoci, karakterizohen nga uji me turbullirë të lartë. Konsumatorëve të cilët furnizohen nga këto burime iu rekomandojmë që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e rradhës”, thuhet në njoftim./UBTNews