Platforma kroate “Përshëndetje, Inspektor” ka njoftuar për një tjetër bojkot në Kroaci. Sipas njoftimit, një bojkot i përgjithshëm do të zhvillohet të premten, duke përfshirë të gjitha produktet dhe shërbimet. Të shtunën, do të bojkotohet një zinxhir i shitjes me pakicë, i cili do të zgjidhet nga qytetarët përmes një sondazhi të organizuar nga platforma.
Kreu i platformës, Josip Kelemen, ka theksuar se qëllimi i këtij bojkoti është të tregojnë se kroatët mund të shpenzojnë më pak dhe të refuzojnë shërbimet që nuk i konsiderojnë të drejta. Kelemen ka përmendur gjithashtu se disa vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Serbinë, janë bashkuar tashmë në këtë lëvizje bojkoti./UBTNews/