UBT News

Kroatët në luftë me ‘çmimet e larta’, bëjnë thirrje për bojkot të marketeve

Në Kroaci, qytetarët po përdorin fuqinë e rrjeteve sociale për të kërkuar uljen e çmimeve të ushqimeve, duke organizuar një bojkot të gjerë të dyqaneve. Më 24 janar, ata kanë ftuar qytetarët të mos blejnë asgjë dhe të trajtojnë atë ditë si një ditë pushimi, në një përpjekje për të ushtuar presion mbi shitësit dhe bizneset.

Bojkoti është shpërndarë gjerësisht përmes platformave si WhatsApp, Reddit dhe Facebook, ku qytetarët shpresojnë të ndikojnë në çmimet e larta të ushqimeve që kanë ngjallur shqetësim në vend. “Në Kroaci ka bojkot kundër çmimeve të larta të ushqimeve. Njerëzve u kërkohet të mos blejnë asgjë atë ditë, absolutisht asgjë”, thuhet në mesazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Shumë nga ata që e mbështesin bojkotin, po ashtu sjellin shembuj nga vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, ku bojkotet kanë çuar në uljen e çmimeve të karburanteve, dhe Itali, ku qytetarët ndërprenë pirjen e kafesë në kafene për shkak të çmimeve të larta pas hyrjes së euros.

Ky bojkot ka shkaktuar debate, me disa që besojnë se një ditë bojkot nuk është mjaftueshëm për të bërë ndryshim dhe sugjerojnë që protesta të zgjasë për një javë. Ftesa për bojkot ka pasuar një periudhë të rritjes së çmimeve, që ka ndikuar fort te buxheti i qytetarëve të zakonshëm./UBTNews/

Exit mobile version