Një sëri tërmetesh të fuqishme e kanë goditur Kroacinë pas tërmetit me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, që ndodhi të martën.
Lëkundjet e reja me magnitudë 4.8 dhe 4.7 goditën Kroacinë rreth orës 05:15 (me kohë lokale) të mërkurën, duke shkaktuar dëme të mëtejshme në ndërtesa.
Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet brenda natës, por nuk raportohet për viktima tjera.
Bëhet e ditur se së paku shtatë njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit të së martës./UBTNews