Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar vazhdimisht për rritjen e krizës humanitare në Gaza. Që nga fillimi i luftës, njofton OKB-ja, rreth 85% e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur, shumica prej tyre në mënyrë të vazhdueshme. Dhjetëra mijëra njerëz po jetojnë në tenda të improvizuara ose nën çarçafë plastike.
Sipas vlerësimeve aktuale të OKB-së, 60% e shtëpive janë shkatërruar ose dëmtuar, nëntë në çdo dhjetë shkolla kanë pësuar “dëm të konsiderueshëm”, shumica e spitaleve kanë ndaluar së punuari dhe objekte të tjera publike, përfshirë rrjetet elektrike janë goditur.
Kur filloi lufta, Izraeli ndaloi të gjitha importet e ushqimit, ilaçeve, energjisë dhe karburantit në Gaza. Që atëherë janë lejuar disa ndihma, por OKB thotë se shuma është një pjesë e vogël e asaj që nevojitet.
Raportet e OKB-së kanë paralajmëruar se zia e bukës është afër, qasja në ujë të pijshëm të sigurt është një “luftë” dhe sëmundjet infektive po përhapen me shpejtësi./UBTNews/