Katër muaj të luftimeve në Sudan i kanë shtyrë miliona njerëz në pasiguri ushqimore – me 1.5 milion fëmijë që pritet të bien në nivele krize të urisë deri në muajin shtator – pasi agjencitë humanitare thonë se po përballen me vështirësi për të arritur deri te të prekurit.
Rreth 17 mijë fëmijë në ditë kanë rënë në nivele krize të urisë, njoftoi Save the Children të martën. Sipas organizatës, deri më tani janë zhvendosur 4 milionë njerëz. Organizata njoftoi se shumë njerëz po përballen me uri në Sudan që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2012.
“Është e pamundur të mbitheksohet serioziteti i situatës në Sudan. Kjo është një krizë e dëshpëruar, e tmerrshme për fëmijët”, tha Arif Noor, drejtor i Save the Children në Sudan.
“Në zonat e konfliktit, nëse dilni në treg, rrezikoni të grabiteni, të granatoheni, të vriteni ose të kapeni në mes të zjarrit”, tha ai. “Nëse arrini në atë treg, shanset janë që raftet të jenë bosh”.
Në të gjithë vendin, 20.3 milionë njerëz – ose 42% e popullsisë së Sudanit – u përballën me nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore./UBTNews/