UBT News

​Kriza politike, Murati fajëson partitë tjera: Po ju konvenon kjo situatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka vazhduar akuzat ndaj partive parlamentare që deri tani ishin në opozitë për krizën politike në vend.

Ai pas dështimit për herë të 36-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë, tha se Kosova po humbet para nga Banka Botërore si pasojë siç tha ai të qasjes bllokuese të partive që deri tani ishin në opozitë.

Murati shtoi nevojën që Gjykata Kushtetuese të dal më shpejt me një aktgjykim në lidhje me kushtetutshmërinë e votimit të fshehtë të kryeparlamentarit.

E dëgjuam pak më parë deputeten Bajrami më parë se tha se ky vakum ju konvenon keqbërëseve. Pyetja ime do të ishte se apo i bie që meqenëse opozita po e mundëson këtë bllokadë a janë ata keqbërësit. Atyre po iu konvenon kjo situatë. Ata që bllokojnë tentojnë të fajësojnë të tjerët për bllokada. Uroj dhe besoj se së shpejti të kemi një mendim apo aktgjykim nga Gjykata Kushtetuese që të rikonfirmohet se votimi i fshehtë ashtu siç është thënë në vitin 2014 të jetë një prej mënyrave që mund të përdoret nga deputetët. Po ashtu uroj dhe shpresoj që nuk do të ketë diktat dhe shkelje të kushtetutës dhe ligjeve nga kryetarët e partive që siç kemi dëgjuar kanë tendenca autoritare që të shfaqin votën e fshehtë në publik që do të ishte në shkelje të parimeve demokratike”, tha ai.

Exit mobile version