Raundi i dytë i bisedimeve ShBA-Rusi mbi Ukrainën dhe sigurinë, do të fillojë të premten, përcjell UBT News.
Anthony Blinken dhe Sergei Lavrov, përkatësisht kryediplomatët e Uashingtonit dhe Moskës, do të takohen në Gjenevë të Zvicrës.
Këto bisedime, të cilat synojnë të de-përshkallëzojnë krizën në kufirin ukrainas, vijnë 11 ditë pasi raundi i parë i bisedimeve në qytetin zviceran dha pak rezultat.
Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa në kufi dhe po akuzohet nga ShBA për planifikimin e një pushtimi, të cilin Moska e mohon.
Në vend të kësaj, Moska po e akuzon Perëndimin për komplot “provokimesh” në Ukrainë, duke përmendur dërgimin e armëve në vend.
Rusia kërkon garanci të detyrueshme sigurie, duke përfshirë një ndalim të përhershëm të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, për të cilin synon Kievi, dhe heqjen e pjesës më të madhe të pranisë ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve në Evropën Lindore.
Uashingtoni, Brukseli dhe NATO i kanë hedhur poshtë këto kërkesa dhe kanë paralajmëruar se çdo sulm ndaj Ukrainës do të kishte pasoja të kushtueshme./UBTNews/