UBT News

Kriza në PD, Basha dhe Berisha zhvillojnë mbledhje paralele në seli

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur këtë të hënë në selinë e Partisë Demokratike, ku thanë se do të zhvillojnë mbledhjen e parë të komisionit të rithemelimit të partisë, të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit. Ata zunë vend në një nga sallat e selisë së PD, vetëm pak metra nga një tjetër sallë, ku Lulzim Basha po zhvillon mbledhjen e kryesisë së partisë. Sipas një njoftimi të PD, aty po zhvillohet një takim për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të partisë, transmeton a2news.com.

Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident, por dita e hënë shënon një tjetër thellim të krizës në partinë më të madhe të opozitës.

Më herët, PD paditi në SPAK 3 deputetë dhe 2 sekretarë, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli. PD i akuzon për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190, paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Basha dhe kryesia e partisë nuk e njeh kuvendin e 11 dhjetorit dhe kanë thërritur një tjetër kuvend me 18 dhjetor. Por në kuvendin e 18 dhjetorit, delegatët votuan për shkarkimin e Bashës, vendim që do të miratohet përfundimisht të shtunën, ku do të mbahet votimi në çdo degë.

Berisha e quajti Bashën të shkarkuar tashmë, por tha se ai vijon të jetë deputet i PD dhe mund të qendrojë si pjesë e fraksioneve që janë lejuar në parti.

Exit mobile version