Gjashtë muaj që prej kur talibanët pushtuan Afganistanin, u shfaq kriza humanitare që ka shkatërruar jetën e fëmijëve në të gjithë vendin, thonë nga organizata Save the Children.
OJQ-ja thotë se fotografitë e sapopublikuara tregojnë historinë e fëmijëve që luftojnë për mbijetesë ndërsa familjet marrin vendime të vështira se cilin fëmijë duhet ta ushqejnë dhe cili fëmijë duhet të punojë për të siguruar ushqim për familjen.
Fotografitë e fotografit Jim Hulyebroek – nga seritë e ashtuquajtura “Children on the Edge of Life”, sjellin një vështrim të krizës humanitare në Afganistan. Pothuajse pesë milionë fëmijë janë të prag të urisë për shkak të gjendjes së rëndë që u shkaktua nga konflikti dhe kolapsi i mëvonshëm ekonomik në Afganistan, thotë OJQ. Situata u përkeqësua edhe më shumë nga thatësira.
Nëse kriza humanitare nuk adresohet, mund të çojë në më shumë viktima sesa 20 vite të luftës.
Në veri të vendit, 12-vjeçarja Laalah jeton me të ëmën dhe katër vëllezërit e motrat në një tendë në bodrumin e një ndërtese gjysmë të ndërtuar.
Babai i saj përpiqet të gjejë punë, por nganjëherë mbetet pa zgjidhje dhe detyrohet t’i dërgojë djemtë e tij të gjejnë mbeturina t’i shesin apo t’i djegin për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë.
“Kurdo që fëmijët të lirohen nga shkolla ata dalin dhe mbledhin mbeturina. Dalin në rrugë dhe mbledhin, i shesin kanaçet kështu për të siguruar shpenzimet për shkollë apo ushqim. Ëndrra ime është ta gjej një vend, të krijojë paqe për ta. Ta ndërtojë një shtëpi për të jetuar dhe kështu ata s’do të jenë më të pastrehë”, deklaroi babai i saj.
Laalah shpreson se në të ardhmen do të mund të shkojë në shkollë, dhe ëndrra e saj është të bëhet mësuese apo mjeke.
Por nuk janë vetëm shkollat afgane që kanë vuajtur nga tërheqja e ndihmës dhe ngrirja e aseteve financiare. Spitalet në të gjithë vendin janë në prag të kolapsit për shkak të mungesës së fondeve për punonjësit e shëndetësisë dhe mungesës së ilaçeve për fëmijët e sëmurë, sipas Save the Children. Kur ilaçet janë në dispozicion, çmimet janë të papërballueshme.
Në Kabul, 12-vjeçarja Arzoo dhe familja e saj shumicën e ditëve hanë vetëm bukë sepse babai i saj nuk ka punuar qe disa muaj dhe nuk arrin t’iu sigurojë diçka tjetër. Madje edhe më keq, prindërit e saj dhe vëllai 18-muajsh i saj janë të sëmurë, por nuk kanë mundësi të shkojnë te mjeku.
Në Kabul, 12-vjeçarja Arzoo dhe familja e saj shumicën e ditëve hanë vetëm bukë sepse babai i saj nuk ka punuar qe disa muaj dhe nuk arrin t’iu sigurojë diçka tjetër. Madje edhe më keq, prindërit e saj dhe vëllai 18-muajsh i saj janë të sëmurë, por nuk kanë mundësi të shkojnë te mjeku.
E ëma e saj thotë se njerëzit në Afganistan kanë shumë nevojë për ushqim, por s’kanë asgjë. Dëshira e saj e vetme është të dalin nga kriza./UBTNews