Për shkak të mungesës së mbrojtjes nga autoritetet, bankat në Liban do të qëndrojnë të mbyllura për një periudhë të pacaktuar.
Njoftimi që erdhi nga Shoqata e Bankave libaneze pason një varg bastisjesh nga klientët që kërkuan qasje në kursimet e ngrira javën e kaluar. Sipas shoqatës, punonjësit u përballën me rreziqe.
Një grua me armë shkoi në bankë dhe kërkoi t’i paguante faturat mjekësore të familjes. Po ashtu u raportua edhe për pesë raste të tjera të bastisjeve.
Libani po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, me më shumë se 80% të popullsisë që luftojnë për të siguruar ushqim dhe ilaçe./UBTNews/