Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi të martën se një krizë e madhe urie në Afrikë “po kalon kryesisht pa u vënë re” pasi bota është fokusuar në Ukrainë dhe kriza të tjera.
Rreth 346 milionë njerëz – më shumë se një në katër njerëz në të gjithë Afrikën – vuajnë nga uria “alarmante” dhe ky numër ndoshta do të rritet në muajt e ardhshëm, tha KNKK.
Ata paralajmëruan se fondet për të ndihmuar miliona që qëndrojnë pa ushqim, janë në mungesë.
“Kjo është një fatkeqësi që kalon kryesisht pa u vënë re. Miliona familje janë të uritur dhe fëmijët po vdesin për shkak të kequshqyerjes”, u tha gazetarëve në Nairobi, kreu i operacioneve globale të KNKK-së, Dominik Stillhart.
Ai tha se vëmendja globale mbi gjendjen “e tmerrshme” të civilëve në Ukrainë “nuk duhet ta pengojë botën të shoh krizat e tjera”.
Konflikti në Ukrainë ka kontribuar gjithashtu në rritjen e kostove të ushqimit dhe karburantit dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, shtoi KNKK.
KNKK ka buxhetuar 1 miliardë dollarë këtë vit për përgjigjen e saj humanitare në të gjithë Afrikën, por përballet me një mungesë prej 800 milionë eurosh.
“Ne jemi duke rritur operacionet tona… për të ndihmuar sa më shumë njerëz që mundemi, por numri i njerëzve që mbeten pa ushqim dhe ujë është marramendës”, tha Stillhart./UBTNews/