Qindra prej blerësve të pakënaqur në Kinë ndaluan së paguari kreditë – një hap radikal për Kinën, ku mospajtimet nuk tolerohen.
Një çift i ri që u shpërngul në Zhengzhou i tha BBC-së se pasi mori paradhënien vitin e kaluar, zhvilluesi u tërhoq nga projekti dhe ndërtimi ngeci.
“Kam imagjinuar pafundësisht gëzimin e të jetuarit në një shtëpi të re, por tani gjithçka duket qesharake”, tha gruaja, e cila foli në kushte anonimiteti.
Një grua në fund të të 20-ave, e cila gjithashtu bleu një shtëpi në Zhengzhou, i tha BBC-së se edhe ajo është gati të ndalojë së paguari kredinë e saj: “Pasi projekti të rifillojë plotësisht, unë do të vazhdoj të paguaj”.
Shumë prej tyre mund të paguajnë, por po zgjedhin të mos paguajnë.
Kreditë e bojkotuara mund të arrijnë në 145 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të S&P Global. Analistë të tjerë thonë se shifra mund të jetë edhe më e lartë.
Revolta ka tronditur autoritetet, duke e përqendruar vëmendjen në një treg tashmë nën presionin e një ekonomie të ngadalësuar dhe një krizë serioze të parave.
Më alarmante, kjo ka sinjalizuar mungesë besimi në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
“Bojkotet e hipotekave janë një kërcënim shumë serioz për pozicionin financiar të sektorit”, tha në një shënim të fundit Oxford Economics.
Kriza e pronave në Kinë ka rëndësi pasiqë sektori i pronave në Kinë përbën një të tretën e prodhimit të saj ekonomik. Kjo përfshin shtëpi, qira dhe shërbime ndërmjetësimi; industritë që prodhojnë mallra të bardha që shkojnë në apartamente; dhe materialet e ndërtimit./UBTNews/