UBT News

Kriza e Detit të Kuq rrezik për ekonominë e BE-së, furnizimin me energji dhe çmimet

Ndërprerjet tregtare të shkaktuara nga paqëndrueshmëria në Detin e Kuq përbëjnë rrezik për perspektivën ekonomike të Bashkimit Evropian (BE), si dhe për furnizimin dhe çmimet e energjisë, paralajmëroi të martën komisioneri i tregtisë i bllokut, Valdis Dombrovskis.

“Ne shohim tashmë se ka ndërprerje në rrugët e transportit në lidhje me Detin e Kuq dhe përkatësisht përdorimin e Kanalit të Suezit”, tha Dombrovskis.

“Aktualisht, ne shohim se efektet e këtyre ndërprerjeve mund të përballohen. Gjithashtu efektet e tyre, për shembull, në çmimet e naftës dhe gazit, mund të kontrollohen”, shtoi ai. “Por sigurisht ky përbën rrezik për ekonominë evropiane, të cilin ne duhet ta ndjekim nga afër”.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi një anije në pronësi greke që mbante flamurin maltez u bë objektivi i fundit i një rakete nga rebelët Huthi të Jemenit.

Deti i Kuq dhe Kanali i Suezit janë një nga rrugët më strategjike të tregtisë detare në botë, ku kalon rreth 15% e trafikut global të anijeve./UBTNews/

Exit mobile version