UBT News

Kritikët prisnin më shumë nga sezoni i pestë i serialit “You”

Sezoni i pestë i serialit të njohur të Netflix-it, “You”, me protagonist Penn Badgley, filloi transmetimin më 24 prill.

Ashtu si çdo sezon i mëparshëm, ky u bë shpejt më i shikuari në shumë vende. Reagimet e para nga kritikët janë pozitive e fundi i serialit ka ngjallur kuriozitet të madh tek publiku dhe ka ndarë opinionet. Sezoni i fundit i serialit zhvillohet afërsisht tre vjet pas ngjarjeve në fund të sezonit të katërt.

Joe Goldberg jeton një jetë të qëndrueshme në martesë me Kate Lockwood, me të cilën po rrit djalin e tij Henry, të cilin e kishte me ish-partneren e tij Love.

Në sezonin e pestë, zbulohet se Joe nuk ka vrarë askënd që nga hera e fundit që shikuesit e panë atë. Joe gëzon një reputacion të patëmetë dhe ka një shumë të konsiderueshme parash. Errësira e brendshme, e kombinuar me histori dhune në të kaluarën, kërcënon të shkatërrojë gjithçka që ka arritur ndërsa seriali i afrohet finales së tij spektakolare dhe të tensionuar.

Në sezonin e fundit, Penn Badgley i bashkohet Charlotte Ritchie, Anna Camp, Griffin Matthews, Pete Ploszek dhe Madeline Brewer.

Edhe pse sezoni i pestë i serialit u publikua së fundmi, ai ka marrë një numër të madh komentesh dhe vlerësimesh.

Sipas rishikimeve të para të kritikëve në Rotten Tomatoes, sezoni k vlerësim prej 81 për qind. Audienca i jep vlerësim më të ulët prej 56 për qind.

Jo të gjithë ishin të kënaqur me sezonin e fundit. Disa mendojnë se personazhi i Joe është bërë i mërzitshëm, të tjerë pretendojnë se prisnin një fund më të mirë. Megjithatë, ka edhe nga ata që besojnë se sezoni i pestë është më i mirë se ai i mëparshmi.

Exit mobile version