Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mynih, ku janë dëgjuar krisma të shumta pranë konsullatës izraelite. Mediat gjermane raportojnë se për shkak të një incidenti të armatosur, një person ka mbetur i vrarë.
Sipas raportimeve të BILD, një individ i dyshuar ka filluar të qëllojë me armë zjarri në afërsi të konsullatës. Policia, që ishte e pranishme në vendngjarje, ka reaguar duke i kthyer zjarrin dhe ka vrarë personin që dyshohet se e ka nisur sulmin.
Ngjarja ka ndodhur pranë Qendrës për Dokumentimin Nazist dhe ka ndodhur në përvjetorin e sulmit terrorist të vitit 1972, i cili e ka shënuar këtë ditë me një ngarkesë historike dhe emocionale të veçantë.
Në mediat sociale janë publikuar pamjet e momentit të ngjarjes, ku dëgjohen krismat e shumta që kanë shqetësuar rëndë qytetarët dhe janë krijuar një panik i madh.
Deri më tani, nuk ka informacion nëse ka të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë ngjarje. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plotë të incidentit dhe për të siguruar që situata të mos përkeqësohet më tej./UBTnews/