UBT News

Kriptomonedha Ether vijon rritjen, vendos rekord të ri

Vetëm gjatë këtij viti është rritur me 385% krahasuar me bitcoin që është rritur me 96%.

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë pas bitcoin, ditën e Enjte u ngjit në 3,616 dollarë duke vendosur një rekord të ri dhe marrë vëmendjen e investitorëve nga rivali kryesor.

Në bursën e Bitstamp, ether u rrit me 4% në 3,569 dollarë ndërsa bitcoin ra me 0.3% në 57,353 dollarë ose 11% më pak sesa rekord prej 64,895 dollarë vendosur më 14 Maj.

Për herë të parë ether kapërceu kufirin e 3,000 dollarëve ditën e Hënë. Vetëm gjatë këtij viti është rritur me 385% krahasuar me bitcoin që është rritur me 96%.

Në këtë rritje padyshim ka influencë edhe bitcoin i cili me rritjen e tij historikisht ka tërhequr edhe kriptomonedhat e tjera pas vete.

Një ndryshim tek quajtur EIP (ethereum improvement proposal) 1559 pritet të hyjë në fuqi në Korrik dhe do të reduktojë furnizimin me kriptomonedhën ether. /PCWorld Albanian

Exit mobile version