UBT News

“Krimi më i madh që nga Holokausti”, deputeti britanik përjashtohet rreth komenteve për vaksinën antiCOVID

Një politikan britanik është cenzuruar nga partia e tij për krahasimin e vaksinimit kundër COVID-19 me Holokaustin.

Andrew Bridgen, një deputet konservativ nga Leicestershire, publikoi vegëzen e një uebfaqeje në Twitter mëngjesin e të martës, që mundohet të tregojë prova se vaksinat kundër COVID-19 janë më të rrezikshme sesa zyrtarët shëndetësorë apo qeveria kishin thënë më parë.

“Siç më tha një konsulent kardiolog, ky është krimi më i madh kundër njerëzimit që nga Holokausti”, shkroi Bridgen, një politikan pro Brexit-it, e zgjedhur për herë të parë në parlament në vitin 2010.

Simon Hart nga Partia Konservatore, i cili është përgjegjës për sjelljen brenda grupit parlamentar, lëshoi një deklaratë duke thënë se Bridgen ka “kaluar kufirin, duke shkaktuar ofendim të madh në proces”.

“Vaksina është mbrojtja më e mirë që kemi kundër COVID-19. Keqinformimi për vaksinën shkakton dëm dhe kushton jetë. Prandaj po e pezulloj Andrew Bridgen me efekt të menjëhershëm, në pritje të një hetimi zyrtar”, deklaroi ai.

Kjo do të thotë që Bridgen është përjashtuar efektivisht nga struktura e partisë në Westminster, ndërsa zyrtarët duhet të kryejnë një hetim lidhur me deklaratat e tij./UBTNews/

Exit mobile version