UBT News

Në Hagë do të krijohet qendra ndërkombëtare për hetimin e krimeve të kryera në Ukrainë

European Commission President Ursula von der Leyen attends the EU-Ukraine summit with Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy in Kyiv, Ukraine, Thursday, Feb. 2, 2023. (AP Photo/Efrem Lukatsky)

Në Hagë do të ngrihet një qendër ndërkombëtare për ndjekjen e “krimit të agresionit” që u krye nga Rusia në Ukrainë, njoftoi të enjten kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse në gjykatë për krimet e saj. Prokurorët nga Ukraina dhe Bashkimi Evropian tashmë po punojnë së bashku. Ne po mbledhim prova dhe si hap i parë, kam kënaqësinë të ju njoftoj se një qendër ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimit të agresionit në Ukrainë do të ngrihet në Hagë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së në Kiev.

OKB-ja e ka përkufizuar agresionin si “përdorim të forcës së armatosur nga një shtet kundër sovranitetit, integritetit territorial ose pavarësisë politike të një shteti tjetër, ose në çdo mënyrë tjetër që nuk është në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara”./UBTNews/

Exit mobile version