Një krim në familje është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Klos, ku një burrë dyshohet se është vrarë nga bashkëshortja e tij dhe vajza me sende të forta.
Ngjarja është shënuar në fshatin Gurrë e Vogël ku shtetasja M.E dhe vajza e saj A.E. dyshohet se kanë vrarë Y. E., 47 vjeç.
Policia shkoi në vendngjarje pas një njoftim për një konflikt në familje, por hasi në rezistencën e shtetases M.E. e cila refuzonte të hapte derën.
Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E.
Policia ka shoqëruar në komisariat M. E. dhe vajzën A. E. dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.