UBT News

Krijuesi i lojës “Wordle” zotohet se loja do të mbetet e thjeshtë dhe pa reklama

Krijuesi i lojës Wordle, që u bë virale, zotohet se loja do të mbetet e thjeshtë dhe pa reklama. Wordle sfidon njerëzit të gjejnë një fjalë me pesë shkronja, me nga një enigmë të re të publikuar çdo ditë. Kjo lojë ka grumbulluar rreth 300 mijë njerëz brenda tre muajsh.

Krijuesi i lojës, Josh Wardle i tha BBC-së se qëllimi i tij nuk ishte që loja të bëhet virale dhe dëshiron që loja të mbetet sa më e thjeshtë, siç edhe është aktualisht. Kjo lojë është e disponueshme në uebsajt – meqë s’ka aplikacion për të.

“Dyshoj paksa në aplikacionet celulare që kërkojnë vëmendjen tuaj dhe ju dërgojnë njoftime shtytëse për të tërhequr më shumë vëmendjen tuaj”, tha ai.

Wardle, i cili është një inxhinier softuerësh për platformën e mediave sociale Reddit, tha për emisionin Today se ai doli me një prototip në vitin 2013, por miqtë e tij nuk ishin të interesuar për të./UBTNews

Exit mobile version