Siç e kemi përmendur vazhdimisht, dieta ushqimore është thelbësore kur bëhet fjalë për rritjen më të shpejtë dhe të shëndetshme të flokëve. Por për ata që dëshirojnë të shkojnë një hap më tej, ne do t’ju tregojmë sesi të krijoni serumin tuaj të rritjes së flokëve.
Përbërësi i parë i nevojshëm është vaji i kastorit. Ai përmban lëndë ushqyese të rëndësishme si vitamina E për të hidratuar kokën tuaj, omega-9 dhe acide yndyrore omega-6, si dhe minerale që do të ndihmojnë në hidratimin e flokut tuaj.
E dyta është vaji i avokados i cili është i pasur me vitamina dhe minerale të tilla si acidi oleik, i cili është një acid yndyror ogur i ngopur me omega-9 që ndihmon në ushqimin e flokëve tuaj dhe i mbron ato nga dëmtimi.
Mjafton të keni një lugë gjelle nga secili përbërës, i bashkoni në një shishe spray dhe aplikojeni tek floku juaj 1 orë para larjes së flokut.
Rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme!/neps.al