Në një arritje të jashtëzakonshme shkencore, Kina ka realizuar magnetin më të fuqishëm në botë, me një fuqi prej 42.02 Tesla. Ky magnet është në gjendje të gjenerojë një fushë magnetike 800 mijë herë më të lartë se graviteti i Tokës, duke e bërë atë një instrument të rëndësishëm për kërkime të avancuara.
Aktivizimi i këtij magneti ka kërkuar një konsum të konsiderueshëm energjie prej 32.3 megavat, e barabartë me nevojën e një qyteti të tërë për energji. Magneti është i kategorisë resistive, duke e bërë atë relativisht të lehtë për t’u realizuar dhe të aplikueshëm në fusha të ndryshme, nga kërkimet biomjekësore deri te fizika e elementëve.
Sipas autorëve të projektit nga Akademia e Shkencave të Kinës, arritja e këtij rekordi përfaqëson një sfidë komplekse dhe do të kontribuojë në avancimin e studimeve mbi materien. Për më tepër, kjo do të ndihmojë në përmirësimin e teknikave për të krijuar magnetë më të vegjël, por shumë të fuqishëm, të cilët kanë përdorim të gjerë në makineritë dhe aparaturat mjekësore për rezonancë magnetike./UBTNews/