UBT News

Kreu i Wagner financon platformën që synon t’i bëhet rivale Youtube-s

Kreu i Grupit Wagner, një organizatë paraushtarake që lufton kundër forcave ukrainase, po financon një konkurs për të krijuar një konkurrent rus të platformës YouTube.

Yevgeny Prigozhin dëshiron të zgjerojë operacionet e tij në sektorin e teknologjisë duke mbështetur programuesit për të krijuar një platformë të re, Video Revolution.

Ai akuzoi YouTube-n se “po u zë frymën programuesve rusë” dhe tha se platforma e tij do të lironte faqet ruse “nga burgu i informacionit”.

“Unë po financoj një konkurs të quajtur “Video Revolution”, i cili synon t’i tregojë popullatës së Federatës Ruse dhe të gjithë botës se ka një numër të madh programuesish dhe specialistësh të tjerë në Rusi, të cilët janë në gjendje të krijojnë platforma ku [mund të] ngarkoni video në internet, e që nuk është më pak tërheqëse sesa YouTube”, tha Prigozhin në Telegram./UBTNews/

Exit mobile version