UBT News

Kreu i OKB-së i lumtur që vizitoi universitetin e Lviv-it

University Rector Volodymyr Melnyk (R) and UN Secretary-General Antonio Guterres (L) visit Lviv State University in western Ukrainian city of Lviv prior to talks with Ukrainian President Volodymyr Zelensky and Turkish President Recep Tayyip Erdogan on August 18, 2022. (Photo by Dimitar DILKOFF / AFP) (Photo by DIMITAR DILKOFF/AFP via Getty Images)

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, tha se është “i lumtur” që vizitoi Universitetin Kombëtar të Lviv-it në Ukrainë.

“Isha i kënaqur që pranova ftesën e drejtorit të këtij fakulteti të marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit Kombëtar shumë të vjetër dhe shumë të respektuar të Lviv”, u tha Guterres gazetarëve në ngjarje të enjten.

“Sot, shumë njerëz mendojnë se vetëm qeveritë kanë rëndësi, por përkundrazi, gjithnjë e më shumë kontributi i shoqërisë civile dhe kontributi i akademisë janë thelbësore në zhvillimin e demokracive moderne”, deklaroi ai tutje.

“Kjo shkollë ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm, përkatësisht në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Një nga anëtarët ishte pjesë e hartimit të kartës dhe këtu u diskutuan vlerat e saj”, tha Guterres./UBTNews/

Exit mobile version