Presidenti i Senegalit dhe kreu i Bashkimit Afrikan, Macky Sall, i ka thënë Vladimir Putinit se duhet të marrë parasysh ndikimin e mungesës së ushqimit të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës.
Dy presidentëtë janë takuar në qytetin jugor rus të Soçit.
Agjencia e lajmeve AFP citon Sall të ketë thënë se Putini duhet “të ndërgjegjësohet se vendet tona, edhe nëse janë larg teatrit [të veprimit], janë viktima në nivel ekonomik”.
Ai shtoi se furnizimet me ushqime duhet të jenë “jashtë” sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.
Para konfliktit, më shumë se 40% e grurit të konsumuar në Afrikë vinte nga Ukraina ose Rusia.
Para se të largohej nga Senegali, zyra e Presidentit Sall tha se vizita kishte për qëllim çlirimin e rezervave të drithërave që aktualisht janë të bllokuara në portet e Ukrainës.
Vendet afrikane janë prekur veçanërisht nga rritja e çmimeve të shkaktuara nga lufta.
Më herët, agjencia e lajmeve Reuters citoi Kremlinin të thoshte se Putini do të jepte një shpjegim se çfarë po ndodh me grurin ukrainas.
Në komentet e tij publike pas takimit, Putin tha se Rusia ishte “gjithmonë në anën e Afrikës”./UBTNews/