Udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë u takuan me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan përpara një samiti të NATO-s në Madrid, në përpjekje për ta detyruar atë të heqë kundërshtimet ndaj anëtarësimit të tyre, kanë thënë zyrtarët suedezë dhe finlandezë.
Erdogan ka refuzuar të japë dritën jeshile për aplikimet nga dyshja nordike pavarësisht thirrjeve nga aleatët e tij të NATO-s për t’u hapur rrugën atyre./UBTNews/