Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “do të preferonte që as Rusia dhe (Vladimir) Putin të mos ekzistonin”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Zelensky tha të enjten se nuk ishte i sigurt nëse presidenti rus “është gjallë”.
“Është e qartë se Rusia dhe Putini janë një problem i madh për Ukrainën dhe Zelenskyn e sotëm. Thjesht psikologjikisht, Zelensky do të preferonte që as Rusia dhe as Putin të mos ekzistonin”, tha Peskov gjatë një telefonate të rregullt me gazetarët të enjten, përcjell UBT News/
“Sa më shpejt regjimi ukrainas të tregojë gatishmëri për të marrë parasysh kërkesat e Rusisë – të cilat do të arrihen në një mënyrë apo tjetër – aq më shpejt do të përfundojë gjithçka dhe aq më shpejt populli i Ukrainës do të fillojë të shërohet nga tragjedia që organizoi regjimi i Kievit” shtoi Peskov.
Më herët gjatë ditës së sotme, Zelensky u tha të pranishmëve në Davos se ai nuk “e kupton se me kë të flasë” nga pala ruse në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me mundësinë e bisedimeve të paqes.
“Unë nuk e kuptoj plotësisht nëse ai (Putini) është gjallë, nëse ai merr vendime, ose kush po merr vendime” tha ai.
“Nuk e kuptoj fare se si mund t’u premtoni liderëve evropianë një gjë dhe të filloni një luftë të nesërmen”, përfundoi Zelensky./UBTNews/