UBT News

Kremlini vëzhgon me shqetësim të madh veprimet e SHBA-së lidhur me Ukrainën

Rusia tha të martën se po vëzhgonte me shqetësim të madh pasi Shtetet e Bashkuara vendosën 8,500 trupa në gatishmëri për të qenë gati për t’u vendosur në Evropë në rast të një përshkallëzimi të krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Uashingtonin për nxitje të tensioneve mbi Ukrainën – duke përsëritur linjën e Moskës se kriza po nxitet nga veprimet e SHBA-së dhe NATO-s dhe jo nga grumbullimi të trupave të saj pranë kufirit ukrainas.

Shtetet perëndimore akuzojnë Rusinë për planifikimin e një sulmi të ri ndaj Ukrainës. Moska mohon çdo plan të tillë, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse nuk plotësohen kërkesat, duke përfshirë një premtim të NATO-s për të mos pranuar kurrë Kievin./UBTNews/

Exit mobile version