Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se zgjatja e marrëveshjes së grurit për 60 ditë ishte gjest i vullnetit të mirë nga ana e Rusisë, pasi kushtet ende nuk janë përmbushur.
“Marrëveshja nuk mund të qëndrojë në një këmbë”, tha Peskov kur u pyet se pse marrëveshja nuk ishte zgjatur me 120 ditë.
“Sigurisht, kushtet për zgjatjen e [marrëveshjes] janë relative. Por ky është një lloj gjesti i vullnetit të mirë nga ana e Rusisë”, tha ai.
Peskov shtoi se Rusia e bëri këtë hap “me shpresën që pas një kohe të gjatë, do të përmbushen kushtet dhe obligimet që do të jepen nga palët”./UBTNews/