UBT News

Kremlini thotë se Rusia do të identifikojë autorët e shpërthimeve në Nord Stream

FILE PHOTO: Gas bubbles from the Nord Stream 2 leak reaching surface of the Baltic Sea in the area shows disturbance of well over one kilometre diameter near Bornholm, Denmark, September 27, 2022. Danish Defence Command/Handout via REUTERS

Kremlini ka thënë se Rusia do ta identifikojë se cili shtet apo shtete qëndrojnë pas shpërthimeve si pasojë e të cilave u dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream dhe do të bëjë gjithçka për të ndaluar, siç i quajti, përpjekjet perëndimore për të “mbuluar” atë që ndodhi.

Tubacionet, që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nën Detin Baltik, u goditën nga disa shpërthime gjatë shtatorit të vitit të kaluar në atë që Moska e quajti një akt terrorizmi ndërkombëtar.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se beson se SHBA qëndron pas shpërthimeve, por Uashingtoni e cilësoi të rreme këtë deklaratë./UBTNews/

Exit mobile version