Kremlini ka thënë se Perëndimi duhet të tregojë “gatishmëri për të marrë parasysh shqetësimet tona” para se Kremlini të shqyrtojë kthimin në traktatin nuklear, që është edhe i fundit i mbetur mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjithçka do të varet nga pozicioni i Perëndimit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Megjithatë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se do të vazhdojë të respektojë rregullat për numrin e bartësve të raketave bërthamore që mund të vendosen deri në skadimin e traktatit në vitin 2026.
Putin njoftoi të martën se Rusia do të pezullojë traktatin e saj të vitit 2010 me SHBA, i cili kufizon kokat bërthamore të vendosura të secilit vend në 1 mijë e 550, pavarësisht se traktati u zgjat edhe për pesë vjet të tjera.
Dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi sot projektligjin për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në traktat./UBTNews/