Kremlini ka konfirmuar se nuk ka plane që presidenti rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në funeralin e Yevgeny Prigozhin, shefit të Wagner, i cili vdiq pas rrëzimit të avionit.
“Prania e presidentit (në funeral) nuk është planifikuar”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për media.
Peskov tha se nuk kanë detaje të tjera lidhur me organizimin e funeralit, teksa theksoi se vendime të tilla janë tërësisht në diskrecionin e familjes së Prigozhinit./UBTNews/