UBT News

Kremlini thotë se Putini e ka vizituar rajonin e Khersonit

Kremlini thotë se presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar vendet e pushtuara në rajonin ukrainas të Khersonit në Ukrainë. Raportohet se ai edhe ka marrë pjesë në një takim të komandës ushtarake për të marrë raporte nga komandantët ushtarakë.

Gjithashtu raportohet se Putini e ka vizituar edhe rajonin e Luhanskut. Rusia aneksoi Khersonin dhe Luhanskun vitin e kaluar.

Udhëtime të tilla nga lideri rus janë të rralla, dhe një të tillë e pati edhe gjatë muajit mars kur e vizitoi qytetin e Mariupolit.

Nuk dihet ende se kur u realizua vizita e tij në Kherson, por mediat ruse raportojnë se Putin u interesua edhe për situatën në rajonin e Zaporizhzhia-s, të cilën Moska e konsideron si pjesë të saj.

Trupat ruse u tërhoqën nga qyteti i Khersonit në fund të vitit të kaluar, duke humbur të vetmin kryeqytet rajonal që kishte arritur të kapte Rusia qëkur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Megjithatë një pjesë e rajonit është ende nën kontrollin rus./UBTNews/

Exit mobile version