Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se situata e brendshme politike në vend është e qëndrueshme dhe hodhi poshtë akuzat se presidenti rus po planifikon të shpallë gjendjen ushtarake, përcjell UBT News.
Kur u pyet nëse Putin po planifikon të vendosë ligjin ushtarak në Rusi, Peskov tha: “Jo, kjo nuk është në plane”.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines tha të martën se trendi aktual në Ukrainë ka rritur shanset që Putin të kthehej në sjellje më drastike, përfshirë “imponimin e ligjit ushtarak, riorientimin e prodhimit industrial ose veprimet ushtarake potencialisht përshkallëzuese për të çliruar burimet e nevojshme për të arritur objektivat ndërsa konflikti zvarritet”./UBTNews/