Mëngjesin e sotëm Rusia tha se nuk e ka në plan të thërrasë ushtarë të tjerë rusë për të luftuar në Ukrainë përmes një raundi të dytë mobilizimi.
Në fillim të këtij viti, presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm, por tha se thirrja e 300 mijë ushtarëve ka përfunduar. Pavarësisht kësaj, në Perëndim e kanë akuzuar Moskën për mobilizim “të fshehtë”. Madje u raportua se të burgosurit rusë janë detyruar të luftojnë në Ukrainë.
Gjithashtu Kremlini tha se është “i shqetësuar” nga bombardimet e reja të centralit bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia këtë fundjavë./UBTNews/