UBT News

Kremlini thotë se nuk ka mundësi që Putini t’i shpallë luftë Ukrainës në Ditën e Fitores

MOSCOW, RUSSIA - APRIL 28: Russian military vehicles attend rehearsal of Victory Day military parade marking the 77th anniversary of the victory over Nazi Germany in World War II, at Tverskaya street in Moscow, Russia on April 28, 2022. (Photo by Sefa Karacan/Anadolu Agency via Getty Images)

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të mërkurën se nuk kishte asnjë shans që presidenti rus Vladimir Putin t’i shpallte luftë Ukrainës më 9 maj, Ditën e Fitores së Rusisë, duke i hedhur poshtë këto raportime si “të pakuptimta”.

I pyetur nga CNN se cilat ishin shanset që Putini të shpallte luftë në Ditën e Fitores, Peskov tha “asnjë”, duke shtuar “Jo, kjo është e pakuptimtë”.

Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet se Putini mund të përdorë Ditën e Fitores për të shpallur mobilizimin në vend.

Analistët dhe zyrtarët perëndimorë thanë më parë se besojnë se më 9 maj, pas më shumë se dy muajsh të atij që presidenti rus e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë, ai kishte mundësi të shpallte zyrtarisht luftë./UBTNews/

Exit mobile version